Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar fokusin e saj te zgjerimi i bllokut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehu besimin se ky mandat gjashtëmujor do të shërbejë për forcimin e unitetit dhe sigurisë në Evropë.

Begaj theksoi se Shqipëria mirëpret faktin që procesi i zgjerimit mbetet prioritet, me shpresën për një shtysë të re drejt integrimit të vendit.

“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian. Jemi të inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, ka shkruar Begaj.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika