“Ironike”, Hoxha: Në vend që të kërkojmë drejtësi si viktima nga lufta e Serbisë, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë

"Dhe si për ironi sot historia duket e rrokullisur, e përmbysur. Kur në vend se të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi si viktima nga lufta e Serbisë – sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. E për ata që dikur marshuan drejt lirisë, të dielën Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve tanë. Kosova u bë bashkë për historinë e saj, Kosova u bë bashkë për të vërtetën e saj, Kosova duhet të jetë bashkë për të ardhmen e saj. Që të mos lejojmë padrejtësi të reja në emër të drejtësisë"

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha,

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se në vend që të kërkojë drejtësi Kosova nga lufta e Serbisë, ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.

Hoxha gjithashtu ka përmendur dëmet që ka shkaktuar agresori serb në Kosovë dhe sipas saj si për ironi historia duket e rrokullisur.

“..kjo dhimbje nuk vjetrohet… por vjetërsohen e zbehen përvit kujtimet e rrëfimet tona sepse nuk i kemi ruajtur e shënjuar mjaftueshëm, sa duhet dhe si duhet. Sepse dëshmitarët e parë po vdesin. Dhe sepse nuk jemi kujdesur t’i legjitimojmë rrëfimet e shumta si kujtesë kolektive në një rrëfim që na përfaqëson të gjithëve”.

“Afër 10 mijë viktima civile. Afër 20 mijë viktima të dhunës seksuale. Ende mbi 1 mijë e 600 të pagjetur 1 mijë e 133 fëmijë të vrarë. Shkatërrime fizike të pronave private e trashëgimore. Dokumente të kadastrit e dokumente të tjera të rëndësisë civile e çka jo tjetër”, ka thënë ajo.

“1 mijë e 247 artefakte të trashëgimisë së luajtshme të Kosovës që Serbia as sot ende nuk i ka kthyer. Dhe drejtësia për gjithë këtë ende mungon. Dhe si për ironi sot historia duket e rrokullisur, e përmbysur” duke shtuar se “Kur në vend së të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi si viktima nga lufta e Serbisë – sot kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë”.

“E për ata që dikur marshuan drejt lirisë, të dielën Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve tanë. Kosova u bë bashkë për historinë e saj, Kosova u bë bashkë për të vërtetën e saj, Kosova duhet të jetë bashkë për të ardhmen e saj. Që të mos lejojmë padrejtësi të reja në emër të drejtësisë”, ka thënë Hoxha në fjalën e saj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika