IS-is njofton për vdekjen e liderit

Grupi Shteti Islamik ka njoftuar të enjten për vdekjen e liderit të tij, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, i cili thuhet se u vra në përleshjet në Sirinë veriperëndimore

Luftëtarët e ISIS parakalojnë nëpër rrugët e Raqqa, qershor 2014.

Shteti Islamik më 3 gusht ka njoftuar se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë.

Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, ka thënë zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram.

Megjithatë, zëdhënësi nuk ka specifikuar se kur u vra lideri i grupit militant.

Siç ka raportuar REL, IS-i po ashtu ka njoftuar se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Ky është lideri i pestë që ky grup militant emëron.

Pas një rritjeje të madhe në Irak dhe Siri më 2014, duke pushtuar territor të madh, IS-i shpalli “kalifat”, por ky kalifat kolapsi pas një vale ofensivash.

Grupi ekstremist u mposht në Irak më 2017 dhe dy vjet më pas në Siri, por celulat e heshtura të grupit ende vazhdojnë të kryejnë sulme në këto dy shtete.

Nëntorin e vitit të kaluar, IS-i ka thënë se lideri paraprak, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashim ishte vrarë.

Paraardhësi i tij, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra shkurtin e vitit të kaluar gjatë një operacioni të Shteteve të Bashkuara në provincën Idlib.

“Kalifi” i parë i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte vrarë po ashtu në Idlib në tetor të vitit 2019.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika