Ischinger – Bërnabiqit: Nuk është në rregull adresimi i shqetësimeve nëpërmjet nxitjes së dhunës

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, duke i thënë se nuk është në rregull adresimi i shqetësimeve nëpërmjet nxitjes së dhunës, pasi kryeministrja serbe i ishte kundërpërgjigjur për “arsyet” e barrikadave në veri

Wolfgang Ischinger, diplomat gjerman

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, i është kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se nga gjithë ky tension, nuk është në rregull nga ana e Serbisë adresimi i shqetësimeve nëpërmjet nxitjes së dhunës, dhe trazirave publike.

“Sigurisht ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter, duke ju kundërpërgjigjur Bërnabiqit.

I gjithë debati mes tyre nisi kur diplomati gjermna, Ischinger i bëri thirrje BE-së që të reagojë për situatën në veri.

“A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, kishte shkruar ai në rrjetin social Twitter, duke u shprehur thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme.

Po ashtu, ai kishte shtuar se duhet veprim dhe rol vendimtar nga ana e Bashkimit Evropian (BE), në mënyrë urgjente.

Ndërsa, Bërnabiq ishte kundërpërgjigjur pyetjes së tij, duke treguar “arsyet” se pse serbët po protestojnë dhe pse vendosin barrikada në veri të Mitrovicës.

“I dashur, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se, është dita e 16-të qëkur janë vendosur barrikadat në veri dhe janë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak. Por, herë pas here ka edhe gjuajtje të shokbombave.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika