Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me temën e procesit të integrimeve.

Cana, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Kosova është peng i dialogut për faj të kryeministrit Kurti, derisa shtoi se Qeveria nën udhëheqjen e tij nuk e ka fokus integrimin në organizata ndërkombëtare.

“Anëtarësimi në KiE është peng i dialogut. Kurti e ka vendosë peng Kosovën në raport me dialogun në të gjitha proceset. Kosova sot nuk ka proces të integrimit. Vite më herët procesi i integrimit ka qenë në fokus të Qeverisë… sot nuk e shohim më atë fokus, në prioritetin numër 7 ka dalë në superprioritet dialogu. Kurti në mungesë të vizionit dhe kurajës politike duke i shtyrë proceset dhe duke mos u koordinuar… tani e kemi punën e draft-statutit, nuk mund t’i bijmë në fije, herë thotë ‘e kam pranuar’, herë ‘s’e kam pranuar’”, tha ai.