Ish-ambasadori Çejku: Lavrov në Shkup u kundërshtua për qëndrimet e tij kundër Kosovës
Këtë të enjte është mbajtur takimi ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Edhe pse fillimisht kishte dilema, aty mori pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili mori kritika të ashpra nga shumica e vendeve perëndimore, që lidheshin me agresion e Rusisë në Ukrainë. Ish-ambasadori në Maqedoninë e Veriut, […]
Këtë të enjte është mbajtur takimi ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Edhe pse fillimisht kishte dilema, aty mori pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili mori kritika të ashpra nga shumica e vendeve perëndimore, që lidheshin me agresion e Rusisë në Ukrainë.
Ish-ambasadori në Maqedoninë e Veriut, Arben Çejku, në emisionin “Five” tha se akuzat e Lavrovit ndaj Kosovës e morën përgjigjen e merituar nga shtetet perëndimore.
“U tregua një ndarje e thelluar mes botës demokratike dhe shteteve që mbështesin Rusinë. Ky miniserial shërbeu për të nxjerrë në pah dallimet që ekzistojnë, në anën tjetër vendosi Rusinë në qendër të kritikave dhe sulmeve nga shumica e vendeve demokratike për atë që po ndodh në Ukrainë dhe për mesazhet ruse edhe drejtuar Kosovës… Qëndrimet e Lavrov kundër Kosovës morën përgjigjen e merituar, edhe me injorimin që iu bë fjalës së tij. Mund të them samiti i OSBE-së në Shkup e tejkaloi këtë organizatë, duhet të shihet se si do të përcillet në muajt në vijim, sepse aty pati një përplasje për konceptin e sigurisë për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Ai tha se përpjekja për të gjetur ngajashmëri mes Kosovës dhe Krimesë ka dështuar.
“Rusia prej kohësh është përpjekur rastin e Kosovës për të vendosur një paralele me Krimenë apo në ndërhyrjen e saj të dhunshme në Ukrainë. E ka marrë një përgjigje që nuk ka ngjashmëri, Kosova është rast sui generis. Veprimet e Rusisë nuk mund të justifikohen”, tha ai.
Sipas tij, Lavrovit i është bërë “gjyq publik” në Shkup, nga shumica e vendeve demokratike perëndimore.
“Ardhja e Lavrovit tregon që Rusia është e izoluar dhe e vëre izolimin ndërkombëtar, atij iu bë gjyqi publik nga shumica e vendeve pjesëmarrëse, e mori atë që e meritonte dhe që nuk e priste. Lavrov dhe Putin ka menduar që mund të krijojnë përçarje, por ky miniserial tregoi që perëndimi është i gatshëm të përballet me Rusinë”, tha ai.















