Ish-ambasadori holandez: Nëse UÇK-ja ka qenë organizatë kriminale, edhe ne jemi të tillë

Ish-kryediplomati i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka konsideruar si qesharak cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së, si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për Gjykatën Speciale, e cila ka selinë në Hagë, si dhe për aktakuzën e ngritur ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Për ne UÇK-në ka qenë trupa në terren, pra kanë qenë miqtë tanë. Nëse UÇK-ja është organizatë kriminale edhe ne jemi të tillë sepse, në njëfarë mënyre kanë punuar për ne”,  ka thënë Bosch për RTK, përcjell Dukagjini.

Sipas ambasadorit Bosch, në kohën kur po themelohej kjo gjykatë, ai kishte qenë kundër si individ, atij i duhej të vepronte ashtu siç e rekomandonte Qeveria e tij.

“Dhe tani që jam në pension them atë që mendoj”, deklaroi Bosch për televizionin publik.

Tutje, ai e ka konsideruar si qesharak cilësimin që Prokuroria ia vë UÇK-së, si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

“Cilësimi i UÇK-së si ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ është qesharak. Ata kanë punuar për ne dhe NATO nuk do të punonte me ta”, ka deklaruar ish-ambasadori Bosch.

Ai ka përfunduar duke thënë se Gjykata quhet e Kosovës, por asgjë s’ka kosovare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika