Ish-ambasadori Hysa: Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, Kurti u mundua ta degradoi opozitën në Maqedoni të Veriut
Ylber Hysa, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore ka thënë se ekziston ligji i cili e specifikon Gjuhën Shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Hysa në emisionin “Five” u shpreh se nëse nuk do të ishte gjuha shqipe gjuhë zyrtare dhe në nivel vendi pse do të duhej të dërgohej edhe në instancat […]
Ylber Hysa, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriore ka thënë se ekziston ligji i cili e specifikon Gjuhën Shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Hysa në emisionin “Five” u shpreh se nëse nuk do të ishte gjuha shqipe gjuhë zyrtare dhe në nivel vendi pse do të duhej të dërgohej edhe në instancat evropiane për legjimitetin e saj.
“Ligji, neni 1 pika 2 e specifikon se ‘Gjuha që janë në përdorim mbi 20% dhe specifikohet në [Gjuha Shqipe] është gjuhë zyrtare” tha Hysa.
Sa i përket deklarimeve të kryeministrit Kurti për Gjuhën Shqipe në Maqedoni të Veriut, Hysa tha se “kryeministri Kurti ishte nikoqir i mirë i cili i priti shigjetat ndaj partnerit, Mickovski, u mundua për degradimin e opozitës shqiptare kryesisht BDI-n kinse kurrë nuk kanë arritur të ngritën ligjin për nivelin e Gjuhës Shqipe, kjo u mirëprit në Maqedoninë e Veriut”.
Hysa ka komentuar edhe takimin mes dy qeverive, atë kosovare dhe maqedonase por që sipas tij nuk ka qenë “frytdhënëse” dhe ka ndodhur për interesin e “akterëve” e jo të qytetarëve.
“Takimet mes fqinjve janë gjithmonë të mirëseardhura dhe të dobishme. Nëse shohim në kontekst të gjerë, shohim se ky takim ka ndodhur për interesin e akterëve sesa interesin e qytetarëve të dy vendeve. Ky takim ndodhi në kalendar interesant, në prag të zgjedhjeve. Anën tjetër, edhe vet takimi nuk prodhoi shumë pasi që u nënshkruan dy marrëveshje dhe një protokoll. Njëra nga marrëveshjet ishte e përgatitur edhe më herët nga Talat Xhaferi si ish-kryeministër me 22 dhejtor 2023. Kurti refuzoi të takonte Xhaferin. Marrëveshja energjetike duhet parë si diçka që ka rrënjë të mëhershme pasi që Maqedonia e Veriut gjithmonë ka qenë e interesuar për thëngjillin e Kosovës. Por, nuk e di a ka përfituar Kosova nga ky takim. Një qeveri si e Kosovës, investimin e kapitalit e ka pasur një urë tek Gjilani. Dhe mos përfundimin e dy rrugëve të tjera, nuk mund të krijohet premtimi i realizimit të një tuneli më i madh sesa ai i Kalimashit”, deklaroi Hysa.















