Ish-ambasadori i Bosch: Gjyqtarët e Speciales po marrin paga të majme në kurriz të ish-krerëve të UÇK-së
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale, pasi kjo e fundit njoftoi se procesi gjyqësor mund të zgjasë deri në gjashtë vjet. Më tej, ish-kryediplomati i Holandës në Kosovë, ka thënë se në kurriz të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjyqtarët në Speciale po marrin paga […]
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale, pasi kjo e fundit njoftoi se procesi gjyqësor mund të zgjasë deri në gjashtë vjet.
Më tej, ish-kryediplomati i Holandës në Kosovë, ka thënë se në kurriz të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjyqtarët në Speciale po marrin paga të majme.
“Duket se gjyqtarët duan të mbajnë sa më gjatë punët e tyre të paguara mirë në dëm të të pandehurve”, ka shkuar Bosch.
Ndër të tjera, ai ka propozuar që ish-krerët e UÇK-së të rikthehen në shtëpitë e tyre e të presin gjyqin.
“Pse nuk mund të shkojnë në shtëpi e të presin gjyqin?”, ka pyetur Bosch.















