Ish-ambasadori i SHBA-së: Dick Marty s’duhet të jetojë në masa sigurie 24/7

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka thënë se ai nuk duhet të jetojë në masa sigurie në vendin e tij.

Me anë të një postimi në Twitter, Delawie konsideron se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për probleme shtesë.

“Dick Marty është një nëpunës publik me karrierë. Ai nuk duhet të jetojë me siguri 24/7 në Zvicër, në vendin e tij. Ballkani nuk ka nevojë për ndonjë telash shtesë si ky komplot i supozuar i vrasjes”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Dick Marty, për Radiotelevizionin e Zvicrës, ka deklaruar se kishte pranuar një telefonatë nga e cila ishte informuar për kërcënim me vdekje.

“Më 18 dhjetor, 2020, kam pranuar një telefonatë nga policia që më informonin se isha kërcënuar me vdekje dhe më vendosën menjëherë në mbrojtje të lartë të policisë”, kishte thënë Marty.

Ndonëse Marty është njeriu që akuzoi udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se kishin bërë trafikim me organe njerëzish, ai u kërcënua me vrasje dhe kuptoi që një shtet po përgatiste vrasjen e tij.

Por, nuk ishte Kosova, liderët e të cilës i akuzoi. Ishte Serbia.

Sipas tij, serbët deshën ta vrasin dhe t’ua linin fajin shqiptarëve të Kosovës.

“E habitshme që nuk erdhi nga ata që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”, kishte thënë Marty.

Dick Marty

Në dhjetor të vitit 2020, Marty ishte vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore.

Pasi këtij të fundit, iu rrezikohej jeta nga elemente radikale të shërbimeve të intelegjencës serbe. Megjithatë, Zvicra nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Ndërkaqë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me shtetin zviceran që rasti të zbardhet tërësisht, sepse sipas tij kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn si individ, por edhe me shtetin e Kosovës.

“Ne përmes ministrisë tonë të brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë në këtë rast”.

“Jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund. Nuk mjafton denoncimi, duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër se qartazi nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn por, edhe me shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se kjo çështje është tejet serioze dhe se shtetet e QUINT-it duhet ta marrin me seriozitet këtë çështje në Beograd.

Kurti për kërcënimet me jetë ndaj Dick Martyt/ Janë praktika të njohura të shtetit serb

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika