Ish-anëtari i ushtrisë italiane: Nëse serbët sulmojnë, forcat e NATO-s ‘do t’i tejkalojnë’ ata në ajër për disa orë

Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë një mesazh të qartë nga NATO

Ilustrim

Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane, “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë një mesazh të qartë nga NATO.

Ky mesazh, sipas Theiner, është përcjellë përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar Theiner në Twitter.

Sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës, Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.

Postimi i ish-anëtarit të ushtrisë italiane, Thomas Theiner në Twitter

Theiner ka theksuar më tej në Twitter se një ditë më vonë do të aktivizohej Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo”, e vendosur në Bari dhe rrethinat e saj, dhe do të dërgohej nga Divizioni i III Detar i Marinës Italiane me anijet e saj amfibe nga Brindizi në Durrës brenda dy ditësh.

Theiner ka thënë se NATO ka 23 vjet që po trajnohet për ta mbrojtur Kosovën.

“Nëse serbët ndonjëherë shkojnë dhe sulmojnë, forcat e Aleancës ‘do t’i tejkalojnë’ ata në ajër për disa orë, dhe në tokë për disa ditë”.

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika