Ish-avokati i Navalnyt arrestohet në Moskë

Mediat ruse raportuan më 27 shkurt se policia arrestoi Vasily Dubkov - ish-avokatin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny

Mediat ruse raportuan më 27 shkurt se policia arrestoi Vasily Dubkov – ish-avokatin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny – nën akuza të paspecifikuara.

Navalny vdiq derisa po vuante një dënim prej 19 vjetësh burgim nën akuza që përfshinin ekstremizëm.

Avokati Dubkov shoqëroi nënën e Navalnyt në qytetin Salekhard javën e kaluar, ndërsa ajo po kërkonte të lironte trupin e djalit të saj.

Trupi i Navalnyt iu dorëzua nënës së tij, Lyudmila Navalnaya, më 24 shkurt, më shumë se një javë pasi kritiku i Kremlinit vdiq në rrethana të dyshimta në një burg në Arktik.

Ende nuk është bërë publike shkaku i vdekjes së 47-vjeçarit.

Tre ish-avokatët e Navalnyt – Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Aleksei Lipster – u arrestuan në nëntor me akuza për ekstremizëm.

Në mes të nëntorit, një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhërarresti për një tjetër ish-avokat të Navalnyt, Olga Mikhailova, me akuza për ekstremizëm.

Navalny, mbështetësit e tij, zyrtarët perëndimorë dhe organizatat për të drejtat e njeriut i kishin cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.

Qindra rusë janë arrestuar gjatë homazheve për Navalnyn në mbarë Rusinë.

Familjarët e Navalnyt, bashkëpunëtorët e tij dhe zyrtarët perëndimorë kanë fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për vdekjen e tij.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë këto akuza./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika