Ish-banorja e Big Brother, Sara: Mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime apo e Bardhit

Sara Gjordeni, që ishte pjesë e Big Brother, ka komentuar për lajmet që po qarkullojnë ditëve të fundit

Sara dhe Bardhi

Sara Gjordeni, që tashmë po e vazhdon lidhjen me këngëtarin e njohur, Bardhin, foli në një lidhje telefonike në Big Brother Radio, ku duket sikur ka një “luftë” me menaxherin e Bardhit.

Ajo u shpreh se shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikat, arsye kjo që Bardhi la shtëpinë e Big Brother.

“Jam rrugës për Maqedoni, momentalisht jam në Kosovë, por jam rrugës për në Kumanovë. Unë mendoj që për momentin duhet të fokusohemi vetëm te gjërat pozitive dhe gjërat e mira që po vijnë, shëndeti i nënës së Bardhit është ende pak delikat, por në përgjithësi është mirë.”

Sipas Sarës, në historinë e tyre po përzihen njerëz që nuk iu takon aspak.

“Nëse diçka nuk del nga unë apo nga Bardhi, ju lutem mos i besoni palëve të treta dhe askujt, sepse po përzihen në këtë histori shumë njerëz që nuk iu takon aspak si ish-banorë, opinionistë, menaxherë etj. Mua më vjen shumë keq, sepse unë po mbaj mbi kurriz ofendime, fyerje dhe aludime. Ju lutem i them publikut mos besoni asgjë që nuk del nga goja ime dhe e Bardhit”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika