Ish-diplomatët amerikanë i kërkojnë OKB-së t’ua ndalojë udhëtimin liderëve talibanë

Një grup i ish-ambasadorëve të SHBA-së i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të rivendosin kufizimet e udhëtimit për liderët talibanë

Luftëtarët talibanë

Disa ish-ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për rivendosjen e kufizimeve.

Në këtë letër të publikuar nga Instituti i Këshillit Atlantik, të mërkurën e tre gushtit,  diplomatët kanë thënë se vrasja e liderit të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri në Kabul, ku ai ishte strehuar në një shtëpi të sigurt, tregon për vazhdimin e lidhjeve të ngushta të talibanëve me grupin terrorist.

“Si përfundim, nëse Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë veprime për të mbështetur fjalët e saj, atëherë fjalët mbeten të zbrazëta. Gratë e Afganistanit do të mbeten të pambështetura dhe kërcënimet terroriste që burojnë nga Afganistani do të mbeten – pavarësisht se çfarë thotë Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së dhe të vendeve partnere”, thuhet në letër.

“Rivendosja e ndalimit të udhëtimit është një nga veprimet e pakëta që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin për të treguar sa serioze është situata. Duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi”, vijon letra, shkruan REL.

Letra është shkruar nga James Cunningham, Ryan Crocker, Hugo Llorens, P. Michael McKinley, Ronald E. Neumann dhe Earl Anthony Wayne, të cilët kanë mbajtur pozicione në ambasadën e SHBA-së në Afganistan gjatë 15 viteve të fundit.

Pushtimi i udhëhequr nga SHBA-ja rrëzoi talibanët nga pushteti në fund të vitit 2001.

Kjo pas provave se grupi radikal kishte strehuar dhe ndihmuar Osama bin Laden në sulmet e tij terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, ku u vranë rreth tre mijë njerëz.

Ndryshe, një sulm me dron nga forcat ushtarake amerikane ka vrarë liderin e lartë të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Presidenti Joe Biden njoftoi të hënën se udhëheqësi i al-Kaidës, Ayman al-Zawahri është vrarë në një sulm me dron amerikan në Kabul, në një operacion që ai tha se dha drejtësi dhe shpreson se është një masë ngushëlluese për familjet e viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti, në një adresim të mbrëmjes nga Shtëpia e Bardhë, kishte thënë se zyrtarët e inteligjencës amerikane gjurmuan al-Zawahri në një shtëpi në qendër të Kabulit, ku ai ishte fshehur me familjen e tij.

Presidenti këtë operacion e ka miratuar javën e kaluar dhe ai u krye të dielën.

Biden: Vrasja e liderit të Al-Kaidës, ‘drejtësi’ e kërkuar prej kohësh

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika