Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën para autoriteteve amerikane pasi ndaj tij është ngritur një aktakuzë për një postim në rrjete sociale që prokuroria thotë se mund të interpretohet si kërcënim ndaj presidentit Donald Trump.

Ngjarja lidhet me një postim në Instagram nga Comey, ku ai kishte publikuar një foto me guaska në plazh të vendosura në formë të numrave “86 47”. Sipas prokurorisë amerikane, “86” përdoret në zhargon si shprehje për “heq qafe” ose “elimino”, ndërsa “47” i referohet Trumpit si presidenti i 47-të i SHBA-së. Autoritetet pretendojnë se ky kombinim mund të nënkuptojë nxitje për dhunë ndaj presidentit.

Comey i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk e ka ditur kuptimin e numrave dhe se nuk ka pasur asnjë qëllim kërcënues. Ai ka shtuar gjithashtu se ndjekja penale ndaj tij është e motivuar politikisht.

Në paraqitjen e shkurtër në gjykatën e Virxhinias, ai nuk u deklarua për fajësinë dhe nuk foli. Avokati i tij tha se do të kërkojë rrëzimin e çështjes, duke argumentuar se bëhet fjalë për ndjekje selektive dhe të motivuar politikisht për shkak të kritikave të Comey ndaj Trumpit.

Prokuroria e akuzon atë për dy vepra penale: kërcënim ndaj presidentit dhe transmetim të një kërcënimi përmes komunikimeve ndërmjet shteteve. Secila prej tyre mund të dënohet deri në 10 vjet burg.

Pas reagimeve publike, Comey e fshiu postimin dhe sqaroi se nuk kishte qëllim dhune dhe se e kundërshton çdo formë të saj.

Donald Trump, i pyetur për rastin, e quajti Comeyn “njeri të korruptuar”.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika