Ish-drejtori i Formula 1 dyshohet se nuk ka deklaruar 400 milionë euro pasuri, përballet me gjyqin

Në tetorin e ardhshëm, ish-drejtori i Formula 1, Bernie Ecclestone do të përballet me gjyqin në Mbretërinë e Bashkuar. Ecclestone dyshohet për mashtrim të mundshëm tatimor

Ish-drejtori i Formula 1, Bernie Ecclestone





Ish-drejtori i Formula 1, Bernie Ecclestone do të dalë në gjyq tetorin e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar për mashtrim të mundshëm tatimor.

91-vjeçari, Ecclestone akuzohet se nuk ka deklaruar 400 milionë euro pasuri jashtë shtetit derisa ish-shefi i Formuala 1 nuk e ka mohuar akuzën.

Prokurorët pretendojnë se Ecclestone ka riprezantuar në mënyrë të rreme pasurinë e tij mes periudhës së korrikut 2013 dhe tetorit 2016, kur zyrtarët britanikë të taksave kanë kryer një hetim mbarëbotëjror për financat, transmeton euronews.

Bernie Ecclestone dyshohet se nuk ka deklaruar një besim në Singapor me një llogari bankare, e cila përmban rreth 650 milionë euro kur është pyetur nëse ai ishte i përfshirë në asnjë besim të huaj.

Ish-ekzekutivi ka drejtur Formulen 1 dhe ka kontrolluar sportin për katër dekada nga vitet e 70-ta deri në vitin 2017 kur u largua nga posti.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika