Ish-drejtori i ShKK-së: Faton Hajrizi është dashur të dërgohet në burgun për fëmijë, u trajtua si i rritur
Ish-drejtori i ShKK-së, Emrush Thaqi, ka thënë se Faton Hajrizi nuk është trajtuar si duhet që prej ditës së parë kur ishte burgosur. Ai në “Five” tha se Faton Hajrizi kur e kishte kryer vrasjen e shumpërmendur të ushtarit rus, ishte i mitur, dhe se sipas tij në vend se ta dërgonin në burgun për […]
Ish-drejtori i ShKK-së, Emrush Thaqi, ka thënë se Faton Hajrizi nuk është trajtuar si duhet që prej ditës së parë kur ishte burgosur.
Ai në “Five” tha se Faton Hajrizi kur e kishte kryer vrasjen e shumpërmendur të ushtarit rus, ishte i mitur, dhe se sipas tij në vend se ta dërgonin në burgun për fëmijë, e trajtuan si të rritur.
“Ka qenë me njerëz jashtëzakonisht kriminel, qoftë në aspektin e drogës, qoftë vrasjeve. Shumë herë edhe komandantat e luftës.. bisedoj me ta për Faton Hajrizin, ata e kanë luajtur rolin prindërues me Fatonin e kanë këshillu. E kundërta ka ndodhë, në momentin që i ka ikë adoleshenca, aspekti prindërues… në njëfarë forme ai është kriminalizu, fillimisht është dashur të shkojë në burgun për fëmijë. Nëse e kish pa ambientin e fëmijëve, normalisht ish sjellë si ata, e ka pa anën kriminale, është sillë si kriminel. Është rritur në frymë tjetër, që është kultivu keq”, theksoi ai.
Sipas tij, përgjegjësi për rastin e Faton Hajrizit dhe mënyrën si është trajtuar në burgjet e Kosovës, ka i gjithë sistemi.
“Përgjegjësi ka që nga momenti që Faton Hajrizi ka qenë brenda, kush janë ata njerëz, me cka janë marrë ata njerëz. Nëse kemi mundësi ligjore të kthehemi, përgjegjësia është A deri në ZH. Si është trajtu dhe pse është trajtu”, tha ai.















