Ish-ekzekutivët e Twitter pritet të dëshmojnë javën e ardhshme për raportimet mbi djalin e Presidentit Biden

Ish-punonjësit e Twitter pritet të dëshmojnë më 8 shkurt të këtij viti para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me raportimet mbi djalin e Presidentit Joe Biden, Hunter Biden

Rrjeti social, Twitter

Ish-punonjësit e Twitter pritet të dëshmojnë javën e ardhshme përpara Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me trajtimin e platformës së mediave sociale për raportimin mbi djalin e Presidentit Joe Biden, Hunter Biden.

Komiteti e konfirmoi të hënën, që tani do të jetë hera e parë që tre ish-drejtuesit do të dalin para Kongresit për të diskutuar vendimin e kompanisë për të bllokuar nga Twitter një artikull të New York Post mbi laptopin e Hunter Biden.

Një takim i tillë pritet të mbahen më 8 shkurt të vitit 2023, që në seancën dëgjimore do të dëshmojnë ish-shefi ligjor Vijaya Gadde, ish-zëvendës këshilltari i përgjithshëm James Baker dhe ish-kreu i sigurisë dhe integritetit Zoel Roth.

Kjo seancë pra është ndër të parat që do të fokusohet te Biden dhe familja e tij.

Ndryshe, ashtu si shkruan AP, New Zork Post ka raportuar për herë të parë në tetor të vitit 2020 se kishte marrë nga avokati personal i ish-presidentit Donald Trump, Rudz Giuliani, një kopje të një hard disku të një laptop që Hunter Biden e kishte lënë 18 muaj më parë në një dyqan riparimi kompjuterësh në Delaware, që fillimisht Twitter i bllokoi njerëzit nga ndarja e lidhjeve me historinë për disa ditë.

Ndërkaq, muaj më vonë, CEO i atëhershëm i Twitter, Jack Dorsey , i quajti komunikimet e kompanisë rreth artikullit të Post “jo të shkëlqyera”. Ai shtoi se bllokimi i URL-së së artikullit me “kontekst zero” rreth arsyes se pse u bllokua ishte “i papranueshëm”.

Artikulli i Postës në atë kohë u prit me skepticizëm për shkak të pyetjeve në lidhje me origjinën e laptopit, përfshirë përfshirjen e Giuliani, dhe për shkak se zyrtarët e lartë në administratën Trump kishin paralajmëruar tashmë se Rusia po punonte për të denigruar Joe Biden përpara zgjedhjeve të vitit 2020. Kremlini kishte ndërhyrë në garën e vitit 2016 duke hakuar emailet e demokratëve që më pas u zbuluan dhe frika se Rusia do të ndërhynte përsëri në garën e 2020-ës ishte e përhapur në të gjithë Uashingtonin.

“Kjo është arsyeja pse ne po hetojmë familjen Biden për shitje të ndikimit”, ka thënë Rep.

James Comer , kryetar i komitetit të Mbikëqyrjes, në një ngjarje për shtyp të hënën në mëngjes.

“Ne duam të sigurohemi që siguria jonë kombëtare të mos cenohet”, ka shtuar ai.

 

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika