Esad Çollaku, ish-gjeneral në Kroaci, ka folur lidhur me kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës pas arrestimit të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili UÇK-në e quajti terroriste.

Ndërsa sot, në një konferencë për media, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kalojnë përmes territorit të Serbisë, pasi që sipas tij, kjo gjuhë e Vuçiqit është politikë shtetërore e cila synon Kosovën.

Ai, në Five në RTV Dukagjini, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë e ka vokabularin e njëjtë në raport me Kosovën, edhe kur shihet në të kaluarën, edhe sot.

“Nuk besoj se ka serbë të tjerë që vijnë e nuk flasin me gjuhën e njëjtë si të Popoviqit në Kosovë. Megjithatë, ky arrest kaq i përshpejtuar, qëllimin kryesor e ka për tërheqjen e vëmendjes nga qëndrimet politike që janë duke ndodhur në Kosovë, sidomos me moskonstituimin e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë ai.