Ish-guvernatori Mehmeti thotë se BQK-ja duhet të marrë masa për mbrojtjen nga monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kenë “kujdes nga monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara”. Më tej, ai ka thënë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka për obligim të mbajë trajnime për qytetarë që të rritet siguria financiare në vend. “Banka Qendrore e […]
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kenë “kujdes nga monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara”.
Më tej, ai ka thënë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka për obligim të mbajë trajnime për qytetarë që të rritet siguria financiare në vend.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duhet vazhdojë me marrjen e masave për mbrojtjen nga falsifikimi, në këtë rast edukimi financiar duhet që nëpërmjet trajnimeve, kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në seminare dhe workshop-e, të bëjë vetëdijesimin e qytetarëve, për t’i informuar, orientuar dhe trajnuar ata, lidhur me elementet e sigurisë të kartëmonedhave, si dhe të faktorëve që sjellin minimizimin e falsifikimit të tyre”, ka thënë ai.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.















