Ish-hetuesi në rastin e vrasjes së Ivanoviqit: Jemi takuar 2 herë me policinë serbe, por nuk ndihmuan në hetim

Mehdi Kozhani, ish- hetues në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, publikisht ka pranuar se për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit kanë zhvilluar dy takime me policinë serbe, nën ndërmjetësimin e EULEX-it. Ai thekson se ndonëse u zhvilluan këto takime, megjithatë policia serbe nuk ndihmoi pothuajse fare në çështjen e hetimit. Ai theksoi se u kanë kërkuar hyrje – daljet telefonike, por që nuk kanë marrë diçka të tillë nga Serbia

Mehdi Kozhani, ish-hetues në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, publikisht ka pranuar se për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit kanë zhvilluar dy takime me policinë serbe, nën ndërmjetësimin e EULEX-it.

Kështu tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku ka theksuar se ndonëse janë takuar dy herë, megjithatë hetuesit e shtetit serb nuk kanë ndihmuar thuajse fare në çështjen e hetimit.

Ai thotë se kanë kërkuar hyrje – daljet telefonike, por që nuk kanë marrë diçka të tillë nga Serbia.

Kozhani potencon se kështu kanë arritur të deshifrojnë se në disa forma, hetuesit serbë po fshehin dëshmi.

“E them publikisht që ne i kemi pasur dy takime zyrtare me Policinë serbe në Merdarë, ka qenë ndërmjetësues EULEX-i dhe ata kanë tentuar të bisedojnë me neve dhe ne me ta, që të ofrojmë zgjidhje për rastin, mirëpo në dy rastet policia serbe, hetuesit e shtetit serb nuk na kanë ndihmuar fare në ato takime, ka ardhur në takime, por nuk kanë ndihmuar në çështjen e hetimit, kemi kërkuar prova, hyrjet-daljet telefonike që i ka pjesa… por nuk na kanë sjellë thuajse fare dhe kemi arritur të deshifrojmë se ata në disa forma janë duke fshehur dëshmi. Gjatë ekzaminimit të telefonave, gjatë kontrolles së të dyshuarit i kemi vërtetuar hyrje-daljet, të cilat ne i kemi kërkuar zyrtarisht nga shteti serb”, u shpreh ai.

Po ashtu, Kozhani theksoi se një pjesë dërrmuese e qytetarëve serbë kanë pasur frikë që të dëshmojnë për rastin në fjalë, ngase i dyshuari kryesor ishte Millan Radojqiq – “prijës” i grupeve kriminale.

“Në kohën kur isha në Policinë e Kosovës, në vitin 2018, është marrë informacioni se është vrarë Oliver Ivanoviq, në atë kohë kemi shkuar në vendin e ngjarjes… gjithçka është koordinuar me prokurorin Sylë Hoxha.  Lënda është bartur në Prishtinë, ne hetuesit jemi caktuar dhe gradualisht kemi filluar me prova materiale, grumbullim të kamerave, dëshmitarë, ekzaminime të tjera, mirëpo aty ka qenë edhe pak e vështirë të veprosh në atë territor, sepse bashkëpunimi me qytetarët ka qenë goxha i vështirë. Një pjesë dërrmuese e qytetarëve kanë pasur frikë të dëshmojnë, por kemi arritur te dëshmitarët… nuk kanë guxuar, sepse në atë kohë i dyshuari kryesor Millan Radojqiq është prijësi i tyre që i ka udhëhequr të gjitha grupet kriminale…  Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, viktima e rastit ishte te ne…”, shtoi ai.

“Informacionet e para vijnë nga vendi i ngjarjes, të takosh dëshmitarë dhe provat na kanë çuar në drejtim se Radojqiq është udhëheqës i grupit kriminal dhe e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit. Janë dëshmitarët, janë provat që na lidhin me vendin e ngjarjes dhe gjithçka lidhet me vendin e krimit dhe dëshmitë që janë nxjerrë nga vendi i krimit”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika