Ish-hetuesi policor në veri: Kam pasur informacione se “Mbrojtja Civile” ushtrohet në poligone ushtarake

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti, ka thënë se gjatë kohës së tij në detyrë kishte pranuar informacione se pjestarët e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” po kryenin ushtrimet në poligone ushtarake.

Në një intervistë të “FIVE” të RTV Dukagjini, Mehmeti ka thënë se dihet për dy lokacione të tilla, të dyja në territorin e Serbisë.

“Për Mbrojtjen Civile, shumë herë kam treguar se kam pasur informacione se ushtrohen në poligone ushtarake, të paktën dihet për dy poligone ushtarake….në një kazermë në një qytet para Beogradit…në territorin e Serbisë. Aty kanë qenë të trajnuar, janë pajisur me armë jo të brezit, por edhe mina antiblindë..”, ka treguar ai.

Ishte ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ai i cili njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”. Se kush është ai, Mehmeti ka treguar se Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”, ishte  i angazhuar dikur si një person që kryente krime të rrugës.

Ish-hetuesi Mehmeti ka treguar se krime të tilla parashihnin pengimin e jetës së qytetarëve të veriut.

”Një nga personat e angazhuar për krime në rrugë, të cilat kanë pasur për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pengimin e banorëve që t’iu pamundësohet jeta në pjesën veriore, ky ka qenë njëri nga personat. Më herët ka qenë njëri nga personat e angazhuar, i cili ka kryer krime të rrugës. Krime të rrugës kanë pasur qëllim ta frikësojnë popullatën, ta pengojnë lëvizjen e lirë dhe t’ua pamundësojnë jetën qytetarëve të veriut. Ekipi vëzhgues, strukturat e tjera kanë përcjellë qyetetarë, të cilët janë targetuar si viktima të sulmit dhe ky me disa, besoj se ka edhe një klub…edhe atëherë e ka pasur..ka qenë pronar i një klubi (fitnes,kickbox) kur kanë ushtruar djem të rinj…kemi pasur disa raste të sulmeve, atëherë kur ka qenë aktiv, të cilat viktimat s’i kanë njohur sulmuesin sepse kanë qenë të maskuar, e ka marrë informatën se është në lëvizje dhe i ka thyer nofullën…”, ka thënë ai.

 

Në lidhje me organizatën “Mbrojtja Civile”, Mehmeti ka deklaruar se organizata në fjalë është e përbërë nga ish-ushtarakë të angazhuar në luftë.

“Kjo organizatë është organizatë e ish-ushtarakëve, të cilët kanë qenë të anagzhuar në luftë, të cilët janë paguar 250 nga Ministria e Mbrojtjes direkt, ndërsa pjesa tjetër nga buxhetet komunale, po flas për komunat paralele, sepse në veri ka edhe komuna paralele, të paloigjshme…duke i emëruar si roje, puntorë sigurimi. Të gjithë e kanë pasur një funksion”, ka deklaruar ai.

Se a munden Policia e Kosovës, Njësia Speciale dhe Intelegjenca t’i menaxhojë raste të tilla, ish-hetuesi në veri ka thënë se janë disa nga ta, punën e të cilëve e quajti  “kolosale”, që Kosova u ka borxh gjithë jetën.

Ndryshe sot në veri është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në vendin e ngjarjes afër protestuesve kanë dalë edhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq.

Rakiq është sulmuar fizikisht nga protestuesit serbë, teksa në ato momente tërhiqet nga disa serbë të tjerë.

Ndryshe, rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika