Ish-hetuesi policor për “fondet e zeza” të Serbisë: Deri në 2010-n çdo serb është paguar nga 30 euro për të protestuar

Deri në vitin 2010 çdo serb është paguar nga 30 euro (shumë ekuivalente në dinarë serbë) në baza ditore për të protestuar.

Kështu bëri të ditur ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, gjersa komentonte rregullore e re të Bankës Qendrore të Kosovës, që, ndër të tjera, ndalon përdorimin e dinarit serb.

“Nuk ka mundësi të dihet kur paraja hyn në rrugë ilegale, dytësore. Jashtë pikave të kalimit kufitar, ku ka pika doganore. Po flas në aspektin e sigurisë, deri në vitin 2010, çdo protestues – kemi pas aq kapacitet që në grupin e protestuesve të palës tjetër ta rekrutojmë një person që merr pjesë në protesta, të bëj të njëjtat veprimet dhe në mbrëmje të na tregojë neve – çdo protestues është paguar 30 euro në vlerë ekuivalente në dinarë, vetëm pjesëmarrje me gjuajt gurë në baza ditore. Ato para nuk janë siguruar përmes bankës, ato janë fonde të zeza, të cilat janë përdorë për shkaktim të destabilitetit në vendin tonë”, ka thënë Mehmeti në “Debat Plus”.

Mehmeti ka theksuar se nuk ka mundësi të dihet sa dinarë serbë hynë në Kosovë.

Kujtojmë se rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ku, ndër të tjera, parashihet që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euro.

Ndalimi i dinarit serb ka nxitur reagime dhe kritika ndaj Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika