Ish-hetuesi policor tregon se si formacioni famëkeq “Rojat e Urës” rekrutonte pjesëtarët

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës në veri të vendit, Murat Mehmeti, ka treguar se si janë rekrutuar pjesëtarët e “Rojave të urës”, grupi famëkeq serb të cilët kanë vepruar në Mitrovicë.

Murati ka thënë se pjesëtarët duhet të ishin shumë besnikë ndaj udhëheqësve të formacionit.

“Mënyrën se si janë rekrutuar këta njerëz. Formacioni rojat e urës është rekrutuar kështu: paga ka qenë një mijë euro prej buxhetit të Serbisë, 90 për qind janë lajmëruar si punonjës të spitalit verior dhe ai që ka apliku si pjesëtar ka qenë kjo pyetje para bordit: A e sheh atë qytetarin që po lëviz atje, a je i gatshëm nëse të thotë komandanti yt, gjuaja granatë? Nëse ka shfaqë huti, ka shkuar në shtëpi, është kërkuar verbësi ndaj urdhrave që ka marrë”, ka shtuar Murati.

Por, duket se dikush i “tradhtoi” ata, në “Debat Plus” Mehmeti ka treguar se një pjesëtar i formacionit kriminal ka dëshmuar kundër kreut të këtij formacioni, Oliver Ivanoviq.

Mehmeti bëri të ditur se ai kishte dëshmuar para prokurorëve të EULEX-it, ku më 21 janar 2016, ai u dënua me nëntë vjet burgim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në një gjykim të udhëhequr nga EULEX-i. Megjithatë, Gjykata e Apelit e Kosovës e anuloi vendimin dhe urdhëroi rigjykim në shkurt të vitit 2017.

Ky rigjykim ishte në zhvillim e sipër në kohën e vdekjes së tij, më 26 janar, 2018.

“Po është nga brenda dikush brenda rojave të urës, që është jashtë shtetit dhe ka dështuar në rast para prokurorëve të EULEX-it dhe kështu futë… (në ngjarjet e 17 shkurtit të 2001) veçmas dhe në të gjithë rrjedhën e pasluftës çka ka ndodhur në veri, depërtimet, vrasjet…”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika