Ish-hetuesi Rudari për rastin në Lipjan: Momenti i fundit nga ana e Policisë mund të jetë jo profesional
Ish-hetuesi dhe avokati Naim Rudari ka komentuar rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Lipjan, duke thënë se veprimet e policëve duhet të analizohen me kujdes dhe jo vetëm në aspektin emocional, por edhe profesional. “Kjo analizohet në aspektin emocional, por edhe profesional. Nëse analizohet në aspektin profesional […]
Ish-hetuesi dhe avokati Naim Rudari ka komentuar rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në Lipjan, duke thënë se veprimet e policëve duhet të analizohen me kujdes dhe jo vetëm në aspektin emocional, por edhe profesional.
“Kjo analizohet në aspektin emocional, por edhe profesional. Nëse analizohet në aspektin profesional duhet të kihet kujdes, duhet të analizohen të gjitha veprimet se si ndodhi, dhe fatkeqësisht i ndjeri mbeti në duar e Policisë. Por nuk kishte që Policia u soll keq ndaj të njëjtit, Policia kishte sjellje tejet profesionale, duket sikur të ishte një polici norvegjeze duke pasur durim, për ta duruar gjitha veprimet e të ndjerit që i bëri gjithandej neper qytet. Edhe nuk mund ta diskutojmë vetëm për pasojën e të ndjerit dihet që është e rëndë vdekja e tij”, deklaroi ai në emisionin FIVE.
Ai theksoi se sjellja e të ndjerit ka qenë jashtëzakonisht agresive dhe hiperaktive, duke tentuar të futej në automjete, përfshirë edhe në atë të Policisë.
“Është e vështirë të kuptohet çfarë kishte për qëllim të bënte”, shtoi ai.
Sipas Rudarit, Policia ka kërkuar dorëzimin e tij dhe në pamjet që janë publikuar nuk shihet asnjë polic mbi trupin e tij.
“Në momentin kur e ndjek një polic, ai mbrohet nga një sprej dhe kështu arrijnë ta pasivizojnë të njëjtin. Aty shihet se policia e lut të njëjtin që të dorëzohet por me gjasë nuk arrijnë. Kështu që del policët nuk janë mbi trupin e të njëjtit, asnjëri nuk është mbi trupin e tij. Ia mbajnë vetëm duar dhe këmbët. Momenti i fundit mund të jetë jo profesional si nga ana e policëve por edhe nga ekipi mjekësor. Dhe se ai mund të momenti fatal eventualisht i ndikuar edhe nga gjendja e tij”, theksoi ai.
Rudari nuk përjashtoi mundësinë që momenti fatal të ketë ardhur nga ndonjë veprim jo profesional, si nga Policia ashtu edhe nga ekipi mjekësor, por shtoi se gjithashtu mund të ketë ndikuar edhe gjendja e të ndjerit.















