Ish i burgosuri politik: Kur u lirova nga burgu s’më fliste askush, as nëna ime
Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i cili ishte burgosur për një vit nga ish-regjimi jugosllav, ka rrëfyer për pjesën pasi u lirua nga burgu. Ai ,në “Debat Plus”, tregoi se si edhe familja e ngushtë e akuzonte dhe nuk i flisnin. Sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak të ndikimit të UDB-së. Ai u […]
Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, i cili ishte burgosur për një vit nga ish-regjimi jugosllav, ka rrëfyer për pjesën pasi u lirua nga burgu.
Ai ,në “Debat Plus”, tregoi se si edhe familja e ngushtë e akuzonte dhe nuk i flisnin. Sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak të ndikimit të UDB-së.
Ai u shpreh se jeta pas burgut ishte më e rëndë sesa torturat që i kishte përjetuar.
“Pasi e mbajtëm dënimin, na pritën si është më keq. Familja kishte frikë, mosguxim, duke u friku se si të hy në shtëpi do të fillojnë torturat aty. Ka qenë shumë e rëndë kur më ka thënë të koftë gjini haram biri im. I kish marrë avokati Ibishi gjithçka. Ishim 8 fëmijë. Ajo me 8 fëmijë pa bukë në sofër. Ka qenë e rëndë për mua, me mbijetu brenda familjes një herë, brenda rrethit, asnjëherë nuk dishe… Dëmi ka qenë izolimi, ne i takojmë besimit mysliman, sot e urrej edhe Bajramin, se s’kishim për ditë Bajrami me therr Kurban”, tha ai.
“Nëna nuk ka pasur shumë shkollim me kuptu birin e vet që e sakrifikon veten për me ia sjell së pari nënës së vet lirinë. Nënë më lënte fajtor, dëgjonte prej të tjerëve se jam arrogant, se s’jam i mirë as për nënën time, as për fëmijët. UDBA gjithkun ka hy, lufta pas burgut ka qenë shumë më e rrezikshme se burgu e tortura. Ishe prap i burgosur prej njerëzve të tu”, u shpreh ai.
Ai tha se as në rrugë s’i fliste askush. Sipas tij, akuzohej se “po e prishte vëllazërim bashkimin”.















