Ish i burgosuri politik: Veprimtaria ime e fshehtë ka filluar qysh në bankat e shkollës së mesme

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli, ka rrëfyer ekskluzivisht në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini për torturat çnjerëzore të shkaktuar nga disa shqiptarë që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB-ja.

Xhemajli ka thënë se ai kishte filluar të merret me veprimtarinë e tij të “fshehtë” qysh në bankat e shkollës së mesme, respektivisht nxënës i vitit të tretë të gjimnazit. Ai kujton se fillimisht kontaktet e para kanë qenë me vëllain e tij, Mustafë Xhemajli e pastaj edhe Rrahim Sadiku.

Xhemajli kujton se ai ka vazhduar të veprojë për bazën e “shokëve të idealit në luftën për liri të Kosovës.

“Veprimtaria ime e fshehtë ka filluar qysh në bankat e shkollës së mesme, aty diku vitin e tretë. Kam rënë në kontakt për herë të parë me njerëz që kanë vepruar, siç ishin me vëllain tim, Mustafën dhe Rrahim Sadiku. Kam vepruar dhe vazhduar në bazën e shokëve të idealit që na ka bashkuar në luftë për liri të Kosovës dhe jo vetë në vëllazërisë.

E fillova me vëllezër, nuk i ndaj me gjini. Në familje kemi filluar, prej nënës deri te Lumnija kemi qenë pjesëmarrës në luftën për liri. Kam edhe një motër tjetër, me Nazifen e cila është dënuar dy herë, kur herën e parë është dënuar me 4 vite bashkë me mu dhe një herë në mungesë, e cila ka qenë shtatzanë dhe e ka shfrytëzuar dhe ka ikur jashtë vendit. Aktualisht jeton në Lozan në Zvicrës.

Mustafa ka qenë gazetar dhe është poet, është pensionist. Ka ikur në kohën kur i kanë rënë në gjurmë. Janë burgosur edhe dy gazetarë të tjerë, intelektual Sherif Konjufca dhe Ismet Dugolli. Celula e televizionit. Pastaj, Rrahim Sadiku, Emin Krasniqi kanë qenë përfaqësues të medias”, rrëfeu Xhemajli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika