Ish-inspektori i AKI-së: Indikacionet çojnë se ky formacion paraushtarak është i trajnuar dhe i pajisur nga agjencitë e sigurisë së Serbisë
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se të gjitha indikacionet të dërgojnë se grupi paraushtarak që kreu sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës është i trajnuar nga Serbia. “Indikacionet çojnë në përfundimin se ky ishte një formacion paraushtarak i trajnuar dhe pajisur nga agjencitë e sigurisë së […]
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se të gjitha indikacionet të dërgojnë se grupi paraushtarak që kreu sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës është i trajnuar nga Serbia.
“Indikacionet çojnë në përfundimin se ky ishte një formacion paraushtarak i trajnuar dhe pajisur nga agjencitë e sigurisë së Serbisë”, ka thënë Ramadani.
Më tej, ai deri te ky rezultat ka ardhur duke e deshifruar konferencën për media të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në dekonstruksionin e fjalimit të Vuçiqit, ai e ka inkriminuar drejtpërdrejt Serbinë se ka informacion, njohuri dhe mbështetje për ata që synonin të destabilizonin Kosovën dhe Ballkanin sot”, ka përfunduar ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së në Twitter.















