Ish-Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Shkëlzen Sopjani, ka thënë se Kosova është në udhëkryqe për një çështje të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për folklorizëm.

“Nuk kemi nevojë për folklorizëm, e për patriotizma e agresivitet të stilit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që janë nëpër portale”, ka thënë Sopjani.

Ai ka vlerësuar si të gabuar qasjen aktivistëve që thonë se “pse nuk po bëni “Zajdnicën” në vendet e juaja, se këtu ne jemi mbretëri, jo mbretëri por, perandori. Në këso stila nuk kemi nevojë të flasim”.

Sipas Spojanit, Kosova është në një fazë mjaft të ndjeshme, sepse “ka proces jashtëzakonisht të rëndësishme për këtë vend, dhe këtë shoqëri apo krejt kombin. Këtë duhet ta kemi parasysh”.

“Ne jemi thjesht njëra nga pjesët e një sigurie kolektive, sepse nuk ka më siguri individuale të shteteve. Këtë duhet ta kuptoni, nuk ka shtete të pavarura deri në ekstremin qysh jemi duke proklamuar këtu, nëse dikush pretendon se unë jam këtu dhe bëj çfarë të dua, le ta harrojë”, ka theksuar Sopjani.