Ish reprezentuesi portugez Luis Nani karrierën do ta vazhdon në Australi.

Drejtuesit e Melburn Victory kanë bërë të ditur që kanë arritur marrëveshje 2-vjeçare me ish futbollistin e Manchester United.

Në Melburn portugezi ka arritur nga Valencia.

Luis Nani

35-vjeçari pjesën më të mirë të karrierës e ka kaluar në “Old Trafford” ku për  8 edicione ishte pjesë e Manchester United me të cilët fitoi 4 tituj të Premierleagues dhe Ligën e Kampionëve.

Luis Nani ishte pjesë e Përfaqësuesës së Portugalise e cila në vitin 2016 e fitoi titullin e Kampionit të Evropës.