Ish-komandanti i FSK-së: Barra për situatën në veri bartet te Osmani

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për përgjegjësinë në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati.

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj mungesës së veprimeve të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për sigurinë kombëtare dhe thirrjen e liderëve politikë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ai ka fajësuar presidenten për situatën dhe kaosin në veri të Kosovës, duke e vënë atë si përgjegjëse kryesore për t’i marrë masat e nevojshme.

“Unë këtë situatë dhe këtë kaos të sigurisë që po ndodh në veri të Kosovës, unë ia bart barrën direkt te presidentja e vendit, sepse ajo është përgjegjësja kryesore që është dashur si presidente e vendit që të merret më këtë çështje”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

“Fillimisht dua të them se jam shumë i zhgënjyer që nga e premtja, dihet situata se si ka qenë dhe presidentja e vendit akoma nuk ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare që është totalisht e papranueshme, nuk i ka thirrur liderët politikë. Ajo është në Moldavi, por mesa duket më interesant është të shkojë në inaugurime dhe ceremoni të ndryshme sesa siguria kombëtare. Sepse unë e shoh se siguria kombëtare është jashtëzakonisht e rrezikuar këtu, prandaj kam pritur që ajo të thërret liderët e partive opozitare, të thërret kryeministrin, të thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të ulet t’i dëgjojë të gjithë këta liderë, të marrë propozime. Ta thërret QUNIT-in që t’i njoftojë se çfarë ka biseduar me liderët politikë, edhe të sigurisë kombëtare dhe t’i drejtohet popullit sepse është presidente dhe është e para vendit”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika