Ish-komandanti i KFOR-it, Buhler: Perëndimi e ka toleruar tepër gjatë retorikën luftarake serbe, por edhe qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes

Tepër gjatë është toleruar retorika luftarake nga Beogradi, por edhe qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes me çështje si targat. Kërkohet pajtimi mes popujve, ka thënë ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler.

Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler

Ish-komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës. Buhler tha se situata deri në largimin e barrikadave ka qenë e rrezikshme sepse gjithmonë ekziston rreziku që në një situatë të tillë të ketë përshkallëzime.

Buhler theksoi se është e padurueshme që në Evropën e sotme udhëheqja serbe të ketë urdhëruar ushtrinë të shkojë në kufi, duke shtuar se gjithashtu është se është e padurueshme udhëheqja e Beogradit të shprehet me këtë retorikë luftarake, jo vetëm sot, por edhe muajt e kaluar.

“Besoj se masat që ka shpallur tani Serbia, gatishmëria për largimin e barrikadave, janë masat e duhura. Besoj se situata ka qenë e rrezikshme deri më tani, sepse gjithmonë ekziston rreziku që në një situatë të tillë të ketë përshkallëzime. Më duket e padurueshme që në Evropën e sotme udhëheqja serbe të ketë urdhëruar ushtrinë të shkojë në kufi, ku është krijuar një kërcënim potencial. Është e padurueshme që udhëheqja e Beogradit të shprehet me këtë retorikë luftarake, jo vetëm sot, por edhe muajt e kaluar”, ka thënë Buhler për DW.

Por, sipas tij, as insistimi i qeverisë së Kosovë si në rastin me targat nuk ishte diçka e  mençur.

“Në anën tjetër, nuk mendoj se është e mençur as që qeveria e Kosovës të insistojë në këto detaje, si targat. Ju e dini se si është pritur kjo në Evropë. Kjo është një pikë kaq e parëndësishme, kur dihet se vëmendja e Evropës aktualisht është e përqendruar në Ballkanin Perëndimor. Ka shumë simpati për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë, hapat e parë janë aty, më në fund po vjen edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, kështu është thënë të paktën, ndërsa tani grindemi rreth targave. Zoti im, çfarë është kjo? Kjo është e pamundur”, ka shtuar Buhler.

Buhler tha se Kosova është në një pozitë  të mirë pasi i ka të stacionuara trupat e NATO-s, dhe nuk ka nevojë të shqetësohemi se situata mund të përshkallëzohet.

“Kosova është në fakt në një pozitë të mirë, sepse atje ka të stacionuara trupat e NATO-s. Mendoj se nuk ka nevojë të shqetësohemi, se ky konflikt me të vërtetë do të përshkallëzojë. KFOR-i është në gjendje t’i kryejë detyrat e veta dhe do t’i kryejë detyrat e tij, edhe pse sot është me numër më të vogël sesa në kohën time kur isha komandant. Megjithatë, ekzistojnë planet e nevojshme për t’i mundësuar KFOR-it të kryejë detyrat e tij në çdo kohë. Nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Këtu bëhet fjalë më shumë për imazhin e Ballkanit Perëndimor. Më shqetëson më shumë pyetja: A ia  vlen të zbatohet shteti ligjor kur bëhet fjalë për targat, nëse rrezikohet përshkallëzimi i situatës? Kjo më shqetëson”, ka thënë ai

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika