Ish-komandanti i UÇK-së mohon pjesëmarrjen në arrestime, ndalime apo keqtrajtime

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në arrestime, marrje në pyetje, keqtrajtime apo edhe ndalime sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në arrestime, marrje në pyetje, keqtrajtime apo edhe ndalime sa ka qenë pjesëtar i UÇK-së e në veçanti si komandant i batalionit të dytë të Brigadës 121 në Pashtrik.

“Asnjëherë nuk kam marrë pjesë në ato gjëra. Unë ju kam tregu juve për gjithçka”, tha dëshmitari, pasi prokurorja Silvia D’Ascoli i tha atij se ka pretendime të tilla për të.

Qeriqi tha se roli i tij ka qenë tjetër dhe nuk ka qenë pjesë e këtyre gjerave për të cilat po pretendohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“S’jam marrë me ato se unë jam marrë me frontin. Unë kam qenë në front dhe s’kam qenë pjesë e këtyre gjanave”.

Dëshmitari pohoi se ishin shqiptuar disa masa disiplinore ndaj disa policëve ushtarakë që ishin në Krojmir, por që kur ka ndodhur ngjarja, sipas tij, ai nuk ka qenë i pranishëm në bazën e batalionit.

“Nuk kam qenë këtu. Kam qenë në përgatitje në luftë të Koshares. Por, këtu komplet ekipi mjekësor kishte qenë në probleme me Brigadën. Stafi policor që ka qenë atje në Krojmir. Janë sjellë keq diku me një qytetar, por kjo është e thanë prej tyre. Agron Ulluri, Azem Ulluri, këta kanë qenë në atë kohë. Komplet ekipa, janë të shenume atje dikun, komplet ekipa që ka qenë me policë”, tha dëshmitari.

Ndërsa, për Qerkin Dugollin, dëshmitari tha se ka qenë në personel të Brigadës.

Qeriqit iu prezantua një dokument që pretendohet se e ka nënshkruar Fitim Selimi, për të cilin dëshmitari tha se ka punuar mjek në Zonën e Shalës, përkatësisht në fshatin Shalë. Ai tha se këtë dokument nuk e ka parë ndonjëherë dhe as nënshkrimin e tij.

“Ka qenë përgjegjës i mjekëve në fshatin Shalë. Jo që e kam pa najherë nënshkrimin e tij, po ai ka qenë aty si mjek”, tha ai, duke shtuar se e pohon faktin që UÇK-ja ka marrë donacione nga shumë persona sidomos sa u takon materialeve të kujdesit shëndetësor.

Ndryshe, dëshmitari është duke u marrë në pyetje nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts.

Ai u fokusua te një takim që kishte pasur dëshmitari me të akuzuarin Selimi gjatë kohë së luftës. Dëshmitari tha se takimi ka qenë mjaft i shkurtër dhe se ishte orientuar nga Selimi që të shkojë në Krojmir me kërkesën e Azem Sylës, që pretendohet se ishte e shkruar në një letër.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika