Ish-kryediplomati norvegjez: Zbardhja e fatit të të zhdukurve është e mundur, por mbeten sfida në Kosovë

“Pajtimi nuk ka të bëjë me harrimin e së kaluarës. Ai ka të bëjë me përballjen me të në mënyrë të ndershme, njerëzore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, ka thënë Knut Vollebaek në konferencën “Urat e Kujtesës”

Ish-Ministri i Jashtëm i Norvegjisë dhe Kryetari i Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Knut Vollebaek, në një video-prezantim në konferencën “Urat e Kujtesës”, të mbajtur në Prishtinë në muajin qershor, foli për sfidat e pazgjidhura që lidhen me personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të zbardhjes së fatit të tyre.

Vollebaek theksoi se, gati tri dekada pas konfliktit në Kosovë, rreth 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa për familjet e tyre koha nuk e ka zvogëluar as dhimbjen e pasigurisë dhe as nevojën për përgjigje, njofton Dukagjini.

Sipas tij, çdo rast i pazgjidhur ka rëndësi dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional, politik dhe shkencor.

Ai vlerësoi rolin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Kosovë, duke theksuar se përmes metodave moderne të identifikimit, veçanërisht analizave të ADN-së, është ndihmuar në zbardhjen e fatit të më shumë se 2.600 personave të zhdukur.

Vollebaek bëri thirrje që rastet ende të pazgjidhura të rishikohen duke përdorur teknikat më të avancuara mjekoligjore dhe shkencore. Ai theksoi rëndësinë e rishikimit të identifikimeve të mëhershme të bazuara kryesisht në veshje dhe sende personale, si dhe analizimin e mëtejshëm të mbetjeve mortore të paidentifikuara që ruhen në institucionet përkatëse.

Ai nënvizoi se forcimi i institucioneve vendore, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Mjekësi Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit rajonal, mbeten thelbësore për përmbylljen e këtij procesi.

“Pajtimi nuk ka të bëjë me harrimin e së kaluarës. Ai ka të bëjë me përballjen me të në mënyrë të ndershme, njerëzore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, u shpreh Vollebaek.

Sipas tij, përfundimi i procesit për personat e zhdukur do të përbënte jo vetëm përmbushje të një detyrimi ndaj familjeve që ende presin përgjigje, por edhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të drejtësisë tranzicionale dhe pajtimit në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika