Ish-kryeinspektori i AKI-së që “lufton” Serbinë në YouTube e Tik-Tok

Ka disa javë që ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka filluar publikimin e disa videomaterialeve, përmes së cilave po tregon për lidhjet e forta të Serbisë me Rusinë. Këtë punë, ai thotë se po e bën vullnetarisht dhe se qëllimi kryesor është që ato të shihen nga ndërkombëtarët

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, ka nisur një punë të re.

Përmes këtyre video-materialeve në gjuhën angleze, Burim Ramadani, po synon të shpërfaq lidhjet e Serbisë me Rusinë.

Angazhimin e ri, ai tregon se po e kryen pa shumë telashe.

“E vërteta e ndërhyrjeve të Rusisë përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe dhe vështirësia është se çka të gjejmë që ta përdorim. Sepse ka shumë elemente të cilat i identifikojmë, të cilat kanë më shumë ndikim”, ka thënë Ramadani.

Video-materialet, Ramadani është duke i shpërndarë edhe në rrjetet sociale Tik-Tok, Youtube e Facebook.

“Qëllimi është që kudo që këto video mund të arrijnë, të shikohen ose të dëgjohen, t’i rikthejmë në vëmendje, sidomos të opinionit publik, por edhe tek vendimmarrësit ndërkombëtarë, për të vërteta që nganjëherë i harrojnë ata, e dorën në zemër i harrojmë edhe ne vet”, ka shtuar ai.

Materiale të ngjashme, mirëpo me qëllime propagandistike kundër Kosovës, ka një kohë të gjatë që i përpunon Serbia.

Ramadani thotë se megjithatë dallimi është i madh.

“Dallimi mes nesh dhe propagandës së Serbisë është që ne kemi fakte brutale të të vërtetës dhe jo propagandë, ndërkaq propaganda e Serbisë është e institucionalizuar dhe krejt shteti punon për ta ndërtuar atë. Në anën tonë, ne kemi filluar një iniciativë krejtësisht vullnetare, për të cilën e kemi vlerësuar se ka mungesë”, ka potencuar Ramadani.

Burim Ramadani, para se të merrte detyrën e kyreinspektorit të AKI-së, për një kohë ka shërbyer edhe si zëvëndësvministër i mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika