Ish-kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, do të varroset nesër, të enjten më 12 qershor, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

Ceremonia e varrimit do të fillojë në ora 14:00.

Po ashtu, në të njëjtën ditë do të mbahen homazhe në nderim të tij, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga familja Bukoshi, e cila ka publikuar edhe njoftimin:

“Të martën, më 10 qershor 2025, u nda nga jeta bashkëshorti, babai, vjehrri, gjyshi ynë i dashur, Bujar Bukoshi.

Homazhet bëhen të enjten, më 12 qershor 2025, nga ora 10:00 – 13:00 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Varrimi bëhet të enjten, më 12 qershor 2025, në ora 14:00 në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

E pamja bëhet në Grand Hotel Prishtina, ditën e premte, të shtunë dhe të diel (13.06 – 15.06.2025), nga ora 09:00 – 17:00”.

Bukoshi ishte një nga figurat kyçe të periudhës së rezistencës politike në Kosovë, duke shërbyer si kryeministër i Qeverisë në ekzil gjatë viteve të ’90-ta.