Ish-kryeministri Bukoshi varroset sot në Prishtinë – agjenda e ceremonisë mortore

Ish-kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, do të varroset sot, e enjte më 12 qershor, në Parkun Memorial në Velani të Prishtinës.

Ceremonia e varrimit do të nisë në orën 14:00 në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani, ndërsa paraprakisht do të mbahen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të tij.

Sipas agjendës zyrtare, ceremonia mortore do të zhvillohet sipas këtij programi:

09:00 – 09:30: Mbledhje komemorative në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës

10:00 – 13:00: Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

13:30: Nisja nga Kuvendi për në ceremoninë e varrimit

14:00: Varrimi në Parkun Memorial në Velani

Qytetarët dhe përfaqësuesit institucionalë janë ftuar të marrin pjesë në homazhe dhe në ceremoninë e varrimit për t’i dhënë lamtumirën e fundit njërit prej figurave të rëndësishme të historisë politike të Kosovës.

Ndërsa, e pamja bëhet në Grand Hotel Prishtina, ditën e premte, shtunë dhe diel (13.06. – 15.06.2025) nga ora 09:00 – 17:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika