Ish-kryeministri i Pakistanit akuzohet për terrorizëm

Policia në Pakistan ka akuzuar ish-kryeministrin e shtetit, Imran Khan, për terrorizëm

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan u bën me dorë mbështetësve të tij gjatë një mitingu kundër qeverisë, në Lahore, Pakistan, 21 Prill 2022.

Policia pakistaneze ka ngritur akuza për terrorizëm kundër ish-kryeministrit Imran Khan, kanë bërë të ditur autoritetet të hënën, duke përshkallëzuar tensionet politike në vend derisa kryeministri i rrëzuar mban tubime masive duke kërkuar të kthehet në detyrë, raporton AP.

Akuzat për terrorizëm erdhën pas një fjalimi që Khan mbajti në Islamabad të shtunën, në të cilin ai u zotua të padiste oficerët e policisë dhe një gjyqtare femër duke pretenduar se një ndihmës i ngushtë ishte torturuar pas arrestimit të tij.

Vetë Khan nuk i është përgjigjur menjëherë akuzës së policisë të paraqitur kundër tij. Partia politike e Khan – Tehreek-e-Insaf, tani në opozitë e publikoi një video në internet që tregonte mbështetësit që e rrethonin shtëpinë e tij për ta ndaluar policinë që të arrinte atje.

Qindra persona mbetën atje të hënën, ndërkaq  policia ende nuk ka arritur ta arrestojë Khan, tha Fawad Chaudhry, i cili shërbeu si ministër informacioni në qeverinë e Khan. Tehreek-e-Insaf paralajmëroi se do të mbajë mitingje mbarëkombëtare nëse Khan arrestohet.

Avokati i Khan, Bawar Awan ndërkohë paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Islamabadit duke kërkuar lirim me kusht mbrojtës për Khan, i cili do ta mbronte atë nga arrestimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika