Ish-kryeministri Isa Mustafa tregon se a po shkon veriu drejt autonomisë

Teksa pyetet se a do të duhej të shkarkohej ekipi menaxhues para se të ndodhte takimi në Bruksel, Mustafa thotë se Qeveria është dashur ta zgjedhë një ekip menaxhues të ri

“Gjithsesi, është një komponentë shtesë sepse Asociacioni është kuptuar si organizim i komunave me shumicë serbe, jo komunave serbe ashtu siç është dhënë ky propozimi i ekipit menaxhues në Bruksel sepse është bërë në mënyrë të mbrapsht dhe jashtë të gjitha kornizave të marrëveshjeve deri të tanishme”.

Kështu është përgjigjur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë të dhënë për RTV Dukagjini, teksa është pyetur se a është vetëmenaxhimi më shumë sesa Asociacion.

“Sa i përket Asociacionit prapë është një konfuzitet sepse as Kurti as VV-ja nuk e pranojnë që ata po e themelojnë Asociacionin përkatësisht Zajednicën siç e kanë quajtur por ata këtë e mbulojnë me vetëmenaxhimin ndërkaq nëse është vetëmenaxhim atëherë  vetëmenaxhimi e ndërron në një formë edhe karakterin e Asociacionit sepse kërkesa themelore ka qenë që ky Asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të mos jetë pushtet i tretë ndërkaq vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk është sqaruar se çfarë do të jetë”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, menaxhimi si nocion edhe menaxherial, ekonomik e politik nënkupton edhe ekzekutim që siç thotë Musatafa nënkupton kompetencë, fuqi ekzekutive.

“Në këtë aspekt nuk është dhënë një sqarim se a është ajo pako e Asociacionit apo është një pako e veçantë jashtë Asociacionit”.

A po shkon veriu drejt autonomisë?

Musatafa ka potencuar se kjo si është kështu flet për një lloj autonomie, për një lloj të të drejtave të veçanta të komunitetit serb karshi komuniteteve të tjera.

“Kurti ka ndërruar fjalët e veta disa herë edhe qëndrimet e veta, ai fillimisht thoshte se nuk ka dialog me Serbinë por ka dialog me serbët e Kosovës, ai tash nuk po dialogon me ta, se s’ka organizim të veçantë të serbëve në Kosovë…”.

Teksa pyetet se a do të duhej të shkarkohej ekipi menaxhues para se të ndodhte takimi në Bruksel, Mustafa thotë se Qeveria është dashur ta zgjedhë një ekip menaxhues të ri.

Është dashur të shkarkohet nëse nuk ka bashkëpunuar sepse në këtë rast Qeveria e ka dëmtuar shumë veten dhe Kosovën sepse tash ndërkombëtarët po thonë se duhet të gjendet një zgjidhje në mes të draft-statusin që ka dhënë ekipi menaxhues dhe asaj çfarë ofron Qeveria e Kosovës”.

Megjithatë, ai thotë se nuk sheh ndonjë draft që do të duhej të merrej parasysh.

“Nëse është pikënisje për themelimin e Asociacionit ai merret parasysh. Unë nuk shoh asgjë në atë draft që të merret parasysh nga titulli i draft-statutit që nuk përkon me dialogun që është zhvilluar Kosovë-Serbi sepse në asnjë rast nuk është dialoguar për komunat me shumicë serbe dhe për Asociacioni e komunave me shumicë serbe në asnjë rast nuk është dialoguar për të drejtën e komunave serbe që ata të kenë në pronësi tunele, rrugë, organizata publike, të kenë të drejtë referendumi, kjo nuk figuron në asnjë letër, janë çështje që ata i kanë menduar vetë, i ka bërë Serbia por në emër të saj i ka paraqitur ky grup menaxhues”.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika