Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 625 mijë e 600 euro për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu ka deklaruar ish-kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, për TV Dukagjinin, duke theksuat se të gjitha gjobat janë të bazuara në shkelje të ligjit dhe janë të arsyeshme.

Ai ka theksuar se partitë politike duhet të fokusohen më shumë në fushata ndërgjegjësuese dhe të shmangin veprimet e ndaluara ligjërisht.

“Sipas evidencës që kam nxjerrë unë, PZAP deri më tani ka shqiptuar 625 mijë e 600 euro gjoba. Një numër i madh i këtyre shkeljeve lidhet me nxitjen e urrejtjes”, ka thënë Desku.

Sipas tij, të gjitha partitë politike janë të informuara për pasojat e shkeljeve ligjore dhe duhet të përmbahen nga veprimet që bien ndesh me rregullat zgjedhore.