Ish-kryetari i Suharekës Blerim Kuqi rikthehet në LDK, Abdixhiku: Po ndërtojmë ekip fitues për zgjedhjet lokale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga AAK, Blerim Kuqit, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi se kjo ditë shënon fillimin e bashkimit brenda partisë. Ai shkroi se gjatë vizitës në Suharekë, mes përpjekjeve për forcim dhe […]
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga AAK, Blerim Kuqit, në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku theksoi se kjo ditë shënon fillimin e bashkimit brenda partisë.
Ai shkroi se gjatë vizitës në Suharekë, mes përpjekjeve për forcim dhe ribashkim, i ka uruar mirëseardhjen Kuqit në “familjen tonë të madhe”.
“Bashkë me Ardianin po krijojmë një ekip fitues për zgjedhjet lokale në Suharekë. Me shumë optimizëm dhe frymë të re, do t’i ofrojmë këtij qyteti një ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë”, ka shkrur ai.
Abdixhiku gjithashtu nënvizoi se ky është vetëm fillimi i një procesi më të madh bashkimi, duke ftuar të gjithë ata që ndihen pjesë e LDK-së, por që janë ndjerë të lënë jashtë ose pa përfaqësim, të bashkohen dhe të kontribuojnë.
“Do të jem në çdo qytet për të përkrahur këtë bashkim. Suhareka e filloi sot – le të mos ndalemi. Blerim, të priftë e mbara! Ardian, na prijë në rrugën përpara”, ka përfunduar Abdixhiku.















