Ish-menaxherja e qendrës së të moshuarve: Ato infermiere janë reflektim i vogël se çfarë ndodh aty
Ish-menaxherja e qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu, ka reaguar ndaj keqtrajtimit të fundit që është bërë ndaj një të moshuare në qendrën “Orenda”. Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qendra në fjalë “u hap për të gjitha arsyet, përpos kujdesit ndaj të moshuarve”. Ajo theksoi se aty ka qenë dëshmitare e […]





Ish-menaxherja e qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu, ka reaguar ndaj keqtrajtimit të fundit që është bërë ndaj një të moshuare në qendrën “Orenda”.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qendra në fjalë “u hap për të gjitha arsyet, përpos kujdesit ndaj të moshuarve”.
Ajo theksoi se aty ka qenë dëshmitare e parregullsive e kërcënimeve.
“Qendër e cila nga fillimi u hap për të gjitha arsyet, përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Parregullsi, jo profesionalizëm, pakujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha menaxhere, arsye kjo pse dhashë dorëheqje pas 3 muajsh”, tha ajo.
Për rastin e keqtrajtimit së të moshuarës, Sahatçiu ka thënë se është “vetëm reflektim i vogël”, se çfarë ndodh aty.
Ajo e ka quajtur absurde, paralajmërimin e qendrës “Orenda” se do të dalë dhe të sqarohet për rastin.
“Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dalë dhe të mbajë konferencë për media, për t’u distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mua kjo m’u duk shumë absurde, pasi aty ka edhe kamera”, ka thënë ajo.
Më pas, ish-menaxherja e kësaj qendre, e ka fshirë postimin për arsye të panjohura.




















