Ish-ministri i AKR-së aderon në partinë NISMA

Matoshi është shprehur se është i zhgënjyer nga pasiguria artificiale e krijuar nga politika të pamenduara mirë

Fatmir Makolli, aderon në partinë e Fatmir Limajt

Ish-ministri i Mjedisit nga radhët e AKR-së, Fatmir Matoshi, ka aderuar në partinë Nisma.

Me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, Matoshi tregoi arsyet e anëtarësimit në këtë parti.

Fatmir Matoshi qysh në vitin 2020, i kishte përfunduar angazhimet publike e politike, pasi kisha shërbyer për nëntë vjet në sektorin publik në Kosovë.

“Sot jam i zhgënjyer me atë që e shoh në vendin tim, sot kur shtetet e ndryshme nga e gjitha bota ndërtojnë vepra të jashtëzakonshme të infrastrukturës dhe avancojnë me hapa shumë të shpejtë në zhvillim, unë, sikurse edhe të gjithë. Ju ka muaj e vite që devijojmë rrugën tek Liqeni i Badocit, duke pritur ndërtimin e 15 metrave urë mbi një skaj të liqenit”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Sipas Matoshit, Republika e Kosovës vazhdon të mbetet bindshëm vendi më i varfër për rezerva ujore në Evropë, siç tha ai, sot e katër vite pas asaj periudhe nuk dëgjuam as nuk pamë të funksionalizohet asnjë impiant i trajtimit të ujërave të zeza në vendin tonë, ujërat e kanalizimeve vazhdojnë të derdhen në lumenjtë tanë.

“Republika e Kosovës në thelb është vend shumë i sigurt, e sigurojnë dëshmorët tanë, luftëtarët e UÇK-së, miqësitë e trashëguara nga Ibrahim Rugova e të kultivuara me dekada pas luftës, Kosovën e siguron NATO, e cila i doli në krah këtij populli dhe sot garanton kufijtë tanë”, thuhej tutje në postimin e tij.

Matoshi është shprehur se është i zhgënjyer nga pasiguria artificiale e krijuar nga politika të pamenduara mirë, pasiguria e mbjellë te qytetarët tanë në shtetin e tyre, të detyruar nga kjo ata po kërkojnë rrugë të tjera jashtë vendit.

“Në këtë situatë, duke falënderuar ish-kolegët e aktivitetit politik sa ishim funksional, kam vendosur të bashkohem me Partinë NISMA Socialdemokratedhe me Kryetarin e saj Fatmir Limaj dhe së bashku në frontin opozitar me AAK-në ta japim kontributin tonë që me kreativitet, me përkushtim e me angazhim praktik të ndihmojmë që vendin tonë ta bëjmë më të mirë, më të sigurt, më të jetueshëm dhe më të admiruar për të gjithë”, ka shkruar tutje Matoshi.

Postimin e tij, Matoshi e përmbylli me fjalët më të mira drejt partisë më të re, ai tha se NISMA nuk është parti e madhe, por të mëdha i ka idetë, të mëdha i ka veprat e infrastrukturës së këtij vendi të jetësuara nganjerëzit e saj, të ndritshme e ka të kaluarën e liderit të saj, dhe të madhe e ka hapësirën për njerëzit që duan të japin kontribut.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika