Ish-ministri i Jashtëm shqiptar: Propozimi evropian flet për njohje implicite të Kosovës nga Serbia

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se propozimi evropian ka disa elemente pozitive për Kosovën

Ditmir Bushati

Takimi mes kryeminsitrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është konsideruar si një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Bushati ka thënë se plani evropian ka disa elemente mjaft pozitive për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit”, ka thënë Bushati për Euronews Albania.

Tutje, Bushati ka theksuar se njohja e pasaportës kosovare dhe njohja e simboleve të Kosovës janë elemente që flasin për një njohje implicite.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika