Ish-ministri Reka: BE po e zgjeron hendekun mes saj dhe Ballkanit

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, teksa ka akuzuar Bashkimin Evropian se nuk po punon në zgjerimin e saj, ka thënë se BE po e zgjeron hendekun mes saj dhe Ballkanit Perëndimor

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka akuzuar Bashkimin Evropian se nuk po punon në zgjerimin e saj kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Reka ka thënë se Brukseli po e zgjeron boshllëkun mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në vend të zgjerimit të BE-së në Ballkan, duket se Brukseli po e zgjeron hendekun mes BE-së dhe rajonit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të hënën e 27 qershorit, shërbimi diplomatik i BË-së përmes një komunikate për media ka deklaruar se zgjerimi i BE-së me vendet që janë të gatshme për t’i përmbushur kërkesat, është interes strategjik i tij.

“Javën e kaluar, Këshilli Evropian vendosi që e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë qëndron në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë në atë rrugë dhe BE-ja gjithashtu ka ripërsëritur angazhimin e saj ndaj tyre”, thuhej në njoftim.

Ndërkaq, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, i mbajtur në Bruksel, nuk prodhoi ndonjë rezultat konkret, të favorshëm për vendet e Ballkanit.

Aty nuk u dha ndonjë datë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e po ashtu Kosova nuk ka marrë ndonjë datë për liberalizimin e vizave, e as Bosnjë-Hercegovina nuk ka marrë statusin e kandidatit për anëtar të BE-së.

Ndërkohë, më 26 qershor, BE-ja, ia ka besuar detyrën eurodeputetit nga Ballkanin Perëndimor(BP), Tonino Picula.

Detyrat e tij do të jenë në lidhje me zgjerimin e Unionit Evropian. Ai do t’i hartojë strategjitë për BE-në, të cilat do t’ia propozojë PE-së.

Ai ka kërkuar në mënyrë të veçantë që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’iu njihet puna e tyre drejt Bashkimi Evropian, duke thënë se “duhet të njihen meritat e arritjeve të këtyre dy shteteve në Ballkanin Perëndimor”.

Sa i përket Kosovës, ai po ashtu theksoi se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë menjëherë dhe pa pasur shtyrje në afate.

Mbi Bosnjë dhe Hercegovinën, Picula deklaroi se duhet të shtyhet përpara për hapjen e negociatave.

Ndërsa, për Malin e Zi ka thënë se është një ndër shtetet që ka avancuar më shumë në rrugën drejt BE-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika