Ish-pjesëtari i sigurimit jugosllav: Më thanë se ishte vendosur likuidimi i Jusuf Gërvallës, e paralajmërova përmes vëllait të tij

Një ish-pjesëtar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror jugosllav, Mehmet Haskaj, ka deklaruar se kishte marrë informacion nga një epror në Beograd se ishte vendosur likuidimi i Jusuf Gërvallës.

Në dëshminë e tij për Debat Plus cikli “Dosjet”, Haskaj ka thënë se eprori i kishte thënë, “kemi vendosur me likfidu Jusuf Gërvallën. Po presim vetëm momentin”.

Sipas Haskajt, pas këtij informacioni ai kishte vendosur që përmes vëllait të Jusuf Gërvallës, Hysenit, i cili ndodhej në burgun e Pejës, ta paralajmëronte atë për rrezikun.

Haskaj pretendon se kishte organizuar një telefonatë nga burgu, gjatë së cilës Hyseni kishte folur me Jusufin për disa minuta.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë telefonatës Jusuf Gërvalla kishte kuptuar se vëllai i tij po fliste nga burgu dhe i kishte thënë, “budallë, ti je në burg. Qysh po guxon me folë?”.

Haskaj ka deklaruar se gjatë kësaj bisede Jusuf Gërvallës i ishte bërë me dije se duhej të ruhej.

Megjithatë, ekipi hulumtues i “Dosjet” sqaron se nuk ka gjetur dokument që ta konfirmojë ose ta rrëzojë këtë pretendim.

Por, nëse ai është i saktë, atëherë telefonata që Jusuf Gërvalla e përshkruan në letrën e tij mund të ketë pasur një qëllim krejt tjetër nga ai që ai kishte besuar.

Megjithatë, kjo nuk e ndryshon mënyrën se si vetë Jusufi e përjetoi atë ngjarje.

 

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika