Ish-polici Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Uniformën e pa si mision

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë u zhvillua këtë të shtunë ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, pjestarë i Policisë së Shtetit që u vra dy vite më parë në Fier.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, familjarë të të ndjerit, zyrtarë policie dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi figurën dhe sakrificën e Novruz Cenalisë, duke theksuar se ceremonia nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por edhe një moment nderimi për një polic që, sipas tij, e konsideroi uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Ministri theksoi se vrasja e policit përbën një goditje ndaj autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji, ndërsa shtoi se sakrifica e tij forcon vendosmërinë e institucioneve për luftën kundër krimit.

“Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Gjatë ceremonisë, ministri kërkoi gjithashtu që drejtësia të shkojë deri në fund për autorët e ngjarjes kriminale.

“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, deklaroi ai.

Në përfundim, Lamallari u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.

“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ministri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika