Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë ish- krerët e UÇK-së

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli së bashku me Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i kanë vizituar, ish-krerët UÇK-së

Të enjten e 29 shtatori në Hagë  ndodhën Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë nisur vizitën e tyre.

Ish-presidentet do të  takohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.

Ndërsa këtë vizitë e ka organizuar ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, përveç atyre të Shqipërisë ai i kishte ftuar dhe ish-presidentët e Kosovës.

Ish-kryetarët e shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk e kanë pranuar t’i bashkëngjiten kësaj nisme për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së.

Që nga vitit 2020 ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit por gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para para gjykatësit të procedurës paraprake raporton KP.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika