Ish-presidenti i Parlamentit Evropian: BE po dështon të reagojë ndaj sfidave që i kemi
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tani kryetar i Fondacionit “Friedrich Ebert Foundation në Gjermani, e ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po i menaxhon krizat. Schulz ka thënë se pajtohet me të gjithë ata që kërkojnë që BE-ja të reformohet. “Vlerësimi im është që BE-ja po dështon në reagimin ndaj sfidave në të […]





Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, tani kryetar i Fondacionit “Friedrich Ebert Foundation në Gjermani, e ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po i menaxhon krizat.
Schulz ka thënë se pajtohet me të gjithë ata që kërkojnë që BE-ja të reformohet.
“Vlerësimi im është që BE-ja po dështon në reagimin ndaj sfidave në të cilat po jetojmë. Por si ta ndryshojmë këtë? I mbështes te gjithë këta njerëz në Bruksel që kërkojnë reformë tërësore të BE-së. Kërkoj reformë në BE, ndryshimin e sistemit të votimit para zgjerimit”, ka thënë ai.
“Është e qartë që në këtë botë multipolare BE-ja duhet t’i japë përgjigje rolit që dëshiron të luajë, kjo është qenësore. Për çkado që ka në tryezë është i përçarë. Kjo në sytë e mi për momentin është katastrofale, sepse pjesë të tjera të botes multipolare janë shumë më të vendosur dhe në drejtim të gabuar”, ka vijuar ai.
Schulz më tej theksoi se pajtohet me atë që tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se po të ishte Rusia shtet demokratik nuk do ta sulmonte asnjëherë Ukrainën.




















