Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka rrëfyer detaje nga vizita e tij te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë në paraburgimi nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Moisiu ka thënë se është ndjerë keq kur i ka parë ish-krerët e UÇK-së, të cilët kishin “sakrifikuar jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë kokën në rrezik”.

“Thaçi ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje”, ka deklaruar Moisiu.

“Ata mbaheshin mirë, me kurajo, kishin besim te drejtësia, por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve”, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka treguar se çfarë u kishin mësuar në shkolla gjatë viteve 36-37. Ai ka theksuar se gjithmonë u është thënë se duhet të ishin në anë e Kosovës, pasi Kosova dhe Shqipëria e kanë armikun përbashkët.

“Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se përse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”, ka përfunduar Moisiu në Euronews Albania, transmeton Dukagjin.com.